Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme vijon të mbajë në flakë vendet e Gjirit Persik. Dronë të tjerë iranianë goditën rafinerinë e naftës së Mina Al Ahmadi në Kuvajt. Po ashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahreini raportuan sulme raketore dhe me dronë gjatë orëve të fundit. Izraeli goditi me një valë intensive sulmesh ajrore kryeqytetin iranian, Teheranin, teksa qytetarët e këtij vendi shënojnë Vitin e Ri persian. Edhe Irani lëshoi një seri raketash kundër Jerusalemit, ku sirenat e alarmit ranë përgjatë gjithë natës. Më herët, në shënjestër u vu një rafineri në portin e Haifës, ku pati dëme, por jo viktima. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha më herët për gazetarët se Irani ishte tashmë i shkatërruar dhe i paaftë të pasuronte uranium apo...