Vritet në një sulm preciz ministri i Inteligjencës i Iranit, rrjeti i tij synonte goditjen e Trump
Ministri i Inteligjencës i Iranit, Esmaeil Khatib, u vra gjatë natës në një sulm preciz, tha një zyrtar i lartë izraelit për Fox News. Khatibi ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjithë aparatit global terrorist të Iranit, duke përfshirë qelizat e fjetura në vende të ndryshme të botës. Shënjestrimi i tij ishte një përpjekje e përbashkët e SHBA-së dhe Izraelit në frontin e inteligjencës. “Ky njeri kishte gjak amerikan në duart e tij. Rrjeti i tij synonte posaçërisht zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarë të SHBA-së, përfshirë presidentin Donald Trump,” shtoi zyrtari. Qeveria e SHBA-së kishte ofruar një shpërblim për informacion mbi Khatibin. “Sipas kësaj oferte shpërblimi, RFJ po kërkon informacion mbi individët e mëposhtëm,” vëren RewardsForJustice.net, duke përfshirë Khatibin në listë.
Burimi:
ntv.al