Vritet komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare në Iran

Vritet komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare në Iran

Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare,Alireza Tangsiri është vrarë gjatë një operacioni izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një mesazh përmes një video, tha se ai ishte personi që udhëhoqi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. “Ne vazhdojmë të godasim me forcë objektivat e regjimit terrorist iranian. Mbrëmë, ne eliminuam komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare. Ky njeri ka shumë gjak në duar dhe, për më tepër, ai ishte personi që udhëhoqi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit midis nesh dhe aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara, me qëllimin e përbashkët për të arritur objektivat e luftës”, tha Netanyahu.