Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Ushtria e Izraelit ka deklaruar këtë të mërkurë se ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollah-ut, Haj Youssef Ismail Hashem, në goditjen më të madhe ndaj grupit që nga shpërthimi i luftimeve të reja me Izraelin në fillim të muajit të kaluar. Marina izraelite vrau Hashem-in, komandantin e frontit jugor të Hezbollah-ut, tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee në një deklaratë në X. Hezbollah më vonë konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë të mërkurën, duke e quajtur atë një “pishtar të Rezistencës Islame.” Vdekja e tij konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha që ka pësuar grupi që nga vrasja e shefit të shtabit Haytham Ali Tabtabai në nëntor të vitit 2025. Komandanti i lartë Reuters shkruan se Hezbollah, i mbështetur nga Irani, ka humbur...