Vritet djali i Muammar Gaddaf
Mediat libiane kanë raportuar se Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit të vendit Muammar Gaddafi, dyshohet se është vrarë në banesën e tij pranë qytetit Zintan, në perëndim të Libisë. Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se katër persona të armatosur kanë kryer një atentat ndaj tij. Deri në këto momente, nuk janë dhënë detaje të plota mbi identitetin e autorëve apo motivet e mundshme të sulmit. Lajmi është përforcuar nga Abdullah Othman, këshilltari politik i Saif al-Islam Gaddafit, i cili ka konfirmuar vdekjen përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, pa sqaruar rrethanat konkrete të ngjarjes. Ndërkohë, ekipi politik i Saif al-Islam ka publikuar një deklaratë zyrtare ku shpreh pikëllimin për vdekjen e tij. Kush ishte Saif al-Islam Gaddafi Saif al-Islam Gaddafi ka qenë një...
Burimi:
vizionplus.tv