Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Tre ushtarakë amerikanë janë vrarë deri në mëngjesin e së dielës gjatë Operacionit “Epic Fury”, ndërsa pesë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën X. Sipas deklaratës së CENTCOM-it, disa ushtarakë të tjerë kanë pësuar plagë të lehta nga copëza shpërthimesh dhe tronditje cerebrale, por po rikthehen gradualisht në detyrë. “Operacionet kryesore luftarake vazhdojnë dhe reagimi ynë është ende në zhvillim,” thuhet në njoftim. Autoritetet shtuan se, për respekt ndaj familjeve, nuk do të publikohen detaje të tjera – përfshirë emrat e ushtarëve të vrarë – deri 24 orë pasi të jenë njoftuar të afërmit e tyre. Ende nuk dihet saktësisht se si humbën jetën ushtarakët. Ndërkohë, Irani po kundërpërgjigjet ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite duke goditur...