Vrau në gjumë babain adoptues se i fshehu lojën, 11-vjeçari në SHBA do të gjykohet si i rritur
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pennsylvania, ku një 11-vjeçar akuzohet se qëlloi për vdekje babait adoptues brenda banesës së familjes, pas një debati për një kasetë lojërash. I mituri, Clayton Dietz, është paraqitur me pranga në Gjykatën e Qarkut Perry dhe pritet të gjykohet si i rritur për veprën e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 13 janar, në zonën Duncannon, në veri të Harrisburg. Sipas autoriteteve, prindërit i kishin hequr djalit “Nintendo” dhe e kishin vendosur, bashkë me një armë zjarri, në një kasafortë brenda shtëpisë. Sipas dosjes hetimore, 11-vjeçari ka gjetur çelësat e kasafortës, e ka hapur dhe ka marrë revolen. Ai dyshohet se e ka mbushur armën me plumba dhe është drejtuar drejt dhomës së gjumit, ku 42-vjeçari Douglas Dietz po flinte....
Burimi:
vizionplus.tv