Vrau me thikë në zemër bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim!
Një gjykatë në qytetin Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një shtetas shqiptar 52-vjeçar, i cili akuzohej për vrasjen me thikë në zemër të një bashkëkombasi të tij. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 13 korrik 2024, rreth mesnatës, përballë një lokali, pas një sherri mes dy shqiptarëve. Gjatë konfliktit, viktima, një 39-vjeçar, u godit me thikë në zemër dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë gjatë natës për shkak të plagëve të marra. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, prokuroria kërkoi dënimin e 52-vjeçarit me shtatë vite burg, duke e konsideruar ngjarjen si vrasje. Megjithatë, trupi gjykues arriti në përfundimin se veprimi mund të jetë kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Për këtë arsye, gjykata vendosi shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e menjëhershëm të...
Burimi:
ntv.al