Vrasjen për udhëheqësit e Iranit e dha Netanyahu, dalin pamjet nga momenti i urdhrit
Miratimi për operacionet për të eliminuar numrin 2 të regjimit iranian, Ali Larijani , dhe komandantin e organizatës paramilitare Basij, Gholamreza Soleimani, u dha personalisht nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Dy figurat kryesore të regjimit iranian u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelite gjatë natës. Tani zyra e kryeministrit izraelit ka publikuar një foto të Benjamin Netanyahut duke folur në telefon dhe duke dhënë dritën jeshile për operacionet e vrasjes, pa i përmendur udhëheqësit që u shënjestruan. “Kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë të regjimit iranian”, thuhet në mbishkrimin e fotos.
Burimi:
vizionplus.tv