Vrasje makabre në SHBA! 74-vjeçari copëtoi gruan e tij 33-vjeçare, shkak dyshohet xhelozia

Vrasje makabre në SHBA! 74-vjeçari copëtoi gruan e tij 33-vjeçare, shkak dyshohet xhelozia

Një krim i rëndë ka tronditur zonën e Queens, në New York City, ku një 74-vjeçar akuzohet se vrau dhe copëtoi bashkëshorten e tij 33-vjeçare. Viktima, Salisa Ali, dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Rupchand Sibo, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse motivi ishte xhelozia, pasi ai dyshonte se gruaja e tradhtonte. Sipas hetimeve, policia gjeti pjesë të trupit të viktimës të shpërndara pranë John F. Kennedy International Airport. Zbulimi u bë pasi hetuesit analizuan të dhënat e aplikacioneve të telefonit të 74-vjeçarit, të cilat tregonin se ai kishte qenë në zonë një ditë pas herës së fundit kur gruaja ishte parë e gjallë. Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë që krimi të lidhet me një trekëndësh dashurie. Banorë të lagjes kanë folur për një...