Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i kërkoi Meksikës të “shtojë” përpjekjet e saj në luftën kundër karteleve, pas një operacioni të madh u përmbyll me vrasjen e kreut të kartelit CJNG. “Meksika duhet të shtojë përpjekjet e saj kundër karteleve dhe drogës!” tha ai në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. Të dielën, forcat federale të sigurisë meksikane kryen një operacion ushtarak që kishte në target Kartelin e Gjeneratës së Re të Jaliscos në qytetin Tapalpa, rreth 130 kilometra në jug të Guadalajarës, kryeqytetit të shtetit të Jaliscos. Raportohet se kreu i kartelit El Mencho u vra gjatë përleshjes. Pas operacionit, u raportuan shumë bllokada rrugësh dhe incidente me zjarrvënie të automjeteve dhe bizneseve në Jalisco dhe shtete të tjera, të përshkruara si...
Burimi:
javanews.al