Vrasja e El Mencho, Trump mesazh Meksikës: Shtoni përpjekjet kundër karteleve dhe drogës!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i kërkoi Meksikës të “shtojë” përpjekjet e saj në luftën kundër karteleve, pas një operacioni të madh u përmbyll me vrasjen e kreut të kartelit CJNG. “Meksika duhet të shtojë përpjekjet e saj kundër karteleve dhe drogës!” tha ai në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.Lexo edhe :Related Posts Të dielën, forcat federale të sigurisë meksikane kryen një operacion ushtarak që kishte në target Kartelin e Gjeneratës së Re të Jaliscos në qytetin Tapalpa, rreth 130 kilometra në jug të Guadalajarës, kryeqytetit të shtetit të Jaliscos. Raportohet se kreu i kartelit El Mencho u vra gjatë përleshjes. Pas operacionit, u raportuan shumë bllokada rrugësh dhe incidente me zjarrvënie të automjeteve dhe bizneseve në Jalisco dhe shtete të tjera,...
Burimi:
vizionplus.tv