Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Von der Leyen videotelefonatë me Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për paqe të drejtë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi një videotelefonatë me udhëheqësit evropianë përpara takimit të nesërm me Donald Trump. Mediat e huaja raportojnë se mori pjesë gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte. Qeveria gjermane, në një deklaratë pas bisedës, theksoi se 11 krerët e shteteve dhe qeverive evropiane dhe Kanadaja, e siguruan Ukrainën për mbështetjen e tyre të plotë dhe nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen reagoi gjithashtu duke thënë se mirëpresin “të gjitha përpjekjet që çojnë drejt qëllimit tonë të përbashkët: një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. “Në vitin 2026, Komisioni i...