Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

Bashkimi Evropian do të propozojë shumë shpejt sanksione të mëtejshme ndaj autoriteteve përgjegjëse për shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran. Kështu deklaroi Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, përmes një postimi në rrjetet sociale. Von der Leyen deklaroi se numri në rritje i viktimave në Iran është i tmerrshëm, teksa dënoi përdorimin e tepërt të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirisë. Ajo shtoi se në koordinim me zëvendësen e saj Kaja Kallas, do të propozohen shpejt sanksione të mëtejshme. “Numri në rritje i viktimave në Iran është i tmerrshëm. Unë dënoj pa mëdyshje përdorimin e tepërt të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirisë. Bashkimi Evropian e ka listuar tashmë Trupën e Gardës Revolucionare Islamike në tërësinë e saj nën regjimin e sanksioneve për të drejtat e...