Von der Leyen: BE po punon për t’u shndërruar në një “superfuqi ushtarake”

Von der Leyen: BE po punon për t’u shndërruar në një “superfuqi ushtarake”

Bashkimi Evropian po punon për t’u shndërruar në një “superfuqi ushtarake”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një seance të mbyllur sot në Parlamentin Evropian. “E dimë se duhet të jemi të fortë dhe çfarë do të thotë forca… Nuk jemi ende një superfuqi ushtarake, por po ndërtojmë hap pas hapi për t’u bërë një e tillë”, u tha ajo eurodeputetëve të Partisë Popullore Evropiane (PPE), familjes politike të qendrës së djathtë. Presidentja e Komisionit theksoi gjithashtu se BE-ja është tashmë një superfuqi ekonomike, por duhet të përmirësojë vazhdimisht performancën e saj. “Jemi një superfuqi ekonomike… dhe duhet të përmirësohemi vazhdimisht, përsëri dhe përsëri. Është si një kompani: për të mbetur superfuqi ekonomike, duhet të evoluosh vazhdimisht”, u shpreh ajo. Deklaratat...