Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Bashkimi Europian do të gjejë mënyra për të disbursuar kredinë e premtuar prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të Hungarisë. “Një vendim u mor në dhjetor dhe kishte një kusht: që tre vende nuk do të merrnin pjesë” në huanë prej 90 miliardë euro për Ukrainën. “Ai kusht u respektua. Duhet të jemi të qartë: huaja mbetet e bllokuar sepse një lider nuk respekton fjalën e dhënë. Por ne do ta përmbushim” angazhimin, “në një mënyrë ose tjetër”. Kështu tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp në përfundim të samitit të liderëve të BE-së, duke iu referuar vetos së Viktor Orban ndaj huasë së përbashkët për Kievin. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar se...