Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vendosur të ecë përpara me zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Europian dhe vendeve të bllokut Mercosur, një lëvizje që ka shkaktuar ndarje të forta politike brenda institucioneve europiane dhe mes shteteve anëtare. Vendimi konsiderohet një “bast politik” i rëndësishëm nga ana e Komisionit Europian, i cili mbështetet në parashikimin se përfitimet ekonomike të marrëveshjes do të tejkalojnë ndikimet negative, veçanërisht për sektorin bujqësor europian, raporton The Guardian. Legaliteti i marrëveshjes aktualisht pritet të shqyrtohet nga European Court of Justice, proces që mund të zgjasë deri në dy vite. Deri atëherë, efektet reale ekonomike të marrëveshjes pritet të jenë të dukshme. Fermerët europianë, sidomos në sektorët e drithërave, mishit të viçit dhe shpendëve, kanë...