Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen ka regjistruar një rënie të re të fitimeve, duke ulur margjinën operative në nivelet më të ulëta që nga periudha e errët e skandalit Dieselgate. Në vitin 2025, fitimi operacional është gjysmuar, duke arritur në 8.9 miliardë euro krahasuar me vitin e mëparshëm. Si pasojë, prodhuesi më i madh europian i automjeteve ka njoftuar 50 mijë shkarkime deri në vitin 2030, shkruan La Repubblica. Ndërsa vitin e kaluar pati 35 mijë shkarkime, kryesisht në markën VW. Këtë herë shkarkimet do të shpërndahen edhe në Audi, Porsche dhe prodhuesin e softuerit Cariad. CEO-ja, Oliver Blume, e ka përshkruar planin si një “plan transformues” të kursimeve që do të prekin çdo sektor të kompanisë. Një nga faktorët kryesorë që vazhdon të rëndojë mbi Volkswagen është Kina. Pas...