Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Theoharis Theoharis, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm, Amer Kapetanoviç. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore dhe në përshpejtimin e rrugës europiane të rajonit. Në fokus të diskutimeve ishte Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili këtë vit shënon 30-vjetorin, zbatimi i Strategjisë SEE2030, si dhe procesi i integrimit në Bashkimin Europian në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Palët theksuan nevojën për koordinim më të ngushtë rajonal dhe për kthimin e angazhimeve politike në rezultate konkrete për qytetarët. Kapetanoviç vuri në dukje se bashkëpunimi rajonal mbetet shtyllë themelore për stabilitetin, rritjen ekonomike...
Burimi:
javanews.al