Virusin vdekjeprurës Nipah, OBSH: Rreziku i përhapjes së tij përtej Indisë është i ulët

Virusin vdekjeprurës Nipah, OBSH: Rreziku i përhapjes së tij përtej Indisë është i ulët

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rreziku që virusi vdekjeprurës Nipah të përhapet përtej Indisë është i ulët, duke shtuar se nuk rekomandon vendosjen e kufizimeve për udhëtimet apo tregtinë, pas konfirmimit të dy rasteve në këtë vend të Azisë Jugore. Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami janë ndër vendet aziatike që këtë javë kanë forcuar kontrollet në aeroporte, si masë parandaluese ndaj një përhapjeje të mundshme të virusit, pasi India konfirmoi dy infeksione. Sipas OBSH-së, rreziku i përhapjes së mëtejshme nga këto dy raste konsiderohet i ulët, ndërsa theksohet se India ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar dhe kufizuar shpërthime të tilla. Organizata shton se aktualisht nuk ka prova që të tregojnë rritje të transmetimit nga njeriu te njeriu dhe se...