Vinçi bie dhe ndan në dysh trenin në Tajlandë, 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Vinçi bie dhe ndan në dysh trenin në Tajlandë, 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 22 persona humbën jetën dhe më shumë se 80 të tjerë u plagosën pasi një vinç u shemb mbi një tren pasagjerësh, duke shkaktuar një aksident të rëndë hekurudhor në veri të Tajlandës. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 me orën lokale, në provincën Nakhon Ratchasima, gjatë punimeve për ndërtimin e një linje hekurudhore me shpejtësi të lartë. Sipas autoriteteve lokale, vinçi i vendosur në një kantier ndërtimi u rrëzua papritur mbi trenin me tre vagona, i cili u përfshi nga flakët pas përplasjes dhe doli nga shinat. Në tren ndodheshin gjithsej 195 pasagjerë, ndërsa disa prej vagonëve pësuan dëme të rënda. Dëshmitarë okularë folën për një zhurmë të fortë të ndjekur nga shpërthime, ndërsa metali i vinçit kishte prerë pothuajse më dysh një...