Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë
Izraeli kreu një seri sulmesh në të gjithë Libanin të dielën e Pashkëve, 5 prill, duke goditur lagjen Jnah, Ain Saade si dhe disa zona të tjera në jug dhe në Luginën e Bekës. Sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 39 personave, përfshirë një zyrtar të Forcave Libaneze dhe bashkëshorten e tij, si dhe një ushtar libanez jashtë shërbimit dhe familjen e tij të zhvendosur, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë. Një sulm i paprecedent në Ain Saade (Metn) vrau kreun e zyrës së Forcave Libaneze në Yahshoush, Kesrouan, Pierre Moawad, konfirmoi deputeti i LF, Razi al-Hajj për L’Orient Today. Bashkëshortja e Moawad u vra gjithashtu, së bashku me një tjetër grua, ndërsa u plagosën tre gra. Moawad jetonte në katin e...
Burimi:
javanews.al