VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

Një sulm i rëndë me motive antisemitike ka tronditur Londrën në orët e para të mëngjesit të së hënës (23 mars), ku disa ambulanca vullnetare të komunitetit hebraik janë djegur qëllimisht jashtë një sinagoge në zonën e Golders Green, një lagje e njohur për komunitetin e saj të madh hebraik. Ngjarja po trajtohet si krim urrejtjeje me bazë antisemitizmin, raporton CNN. Dhjetëra zjarrfikës ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa disa banorë u evakuuan për arsye sigurie. Pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga CNN, tregojnë tre persona të maskuar duke iu afruar një ambulance të organizatës Hatzola Northwest dhe duke i vënë flakën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:36 të mëngjesit pranë sinagogës Machzikei Hadath. Pamjet e kamerave të sigurisë, marrë nga...