Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
VIDEO/ Stuhi shkatërruese godasin Kaliforninë në Krishtlindje, tre viktima dhe gjendje emergjence në disa zona
Kalifornia u godit rëndë nga stuhi të fuqishme shiu gjatë Krishtlindjeve, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëme të mëdha infrastrukturore në shumë zona të shtetit. Sipas autoriteteve lokale, të paktën tre persona humbën jetën, ndërsa stuhitë pritej të vazhdonin edhe në ditët në vijim. Në disa pjesë të Qarkut të Los Anxhelosit ranë deri në 27 centimetra shi, çka detyroi autoritetet të shpallnin gjendje emergjence dhe të urdhëronin evakuime. Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta shkaktuan mbylljen e rrugëve kryesore, ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 100 mijë banorë dhe dhjetëra operacione shpëtimi. Shërbimet emergjente ndërhynë për të nxjerrë persona të bllokuar në automjete nga ujërat e përmbytjeve, ndërsa paralajmërime për përmbytje të menjëhershme u lëshuan në disa zona, përfshirë Gjirin e San...