VIDEO/ Skena Far West në Itali, sulmohet furgoni i blinduar, shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve
Momente tensioni janë regjistruar mëngjesin e sotëm përgjatë rrugës shtetërore 613, që lidh Leccen me Brindisin. Në afërsi të zonës së Tuturano-s, një grup personash të armatosur ka sulmuar një furgon të blinduar duke tentuar ta grabisë. Sipas informacioneve paraprake, gjatë ngjarjes ka pasur edhe shkëmbim zjarri me karabinierët, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur. Autorët dyshohet se kanë bllokuar rrugën duke vendosur një automjet në karrexhatë, të cilit më pas i kanë vënë flakën, duke detyruar kështu furgonin e blinduar të ndalojë. Si pasojë, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të karabinierëve dhe zjarrfikësit, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në vijim.
Burimi:
vizionplus.tv