VIDEO/ Sekuestrohet sasi rekord kokaine në  Spanjë, 10 ton “e bardhë” ishte fshehur në kontejnerët e kripës

VIDEO/ Sekuestrohet sasi rekord kokaine në  Spanjë, 10 ton “e bardhë” ishte fshehur në kontejnerët e kripës

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord droge prej 10 tonë kokainë me destinacion Europën, që ishte fshehur në kontejnerë me kripë. Oficerët e Grupit të Operacioneve Speciale hipën në anijen tregtare me flamur të Kamerunit javën e kaluar pasi ajo u nis nga Brazili, duke kapur 9,994 kilogramë kokainë të fshehur në 294 pako. 13 anëtarët e ekuipazhit u arrestuan dhe një armë zjarri e përdorur për të mbrojtur sasinë e madhe u sekuestrua gjatë operacionit. Anija mbeti pa karburant pas bastisjes dhe qëndroi në det për gati 12 orë, duke bërë që shërbimi i shpëtimit detar të Spanjës ta tërhiqte atë në Ishujt Kanarie. Operacioni, me emrin e koduar “Batica e Bardhë”, përfshinte Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët, Administratën Amerikane...