VIDEO/ Presidenti nigerain përballet me incidentin e sikletshëm, humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë pritjes në Ankara

VIDEO/ Presidenti nigerain përballet me incidentin e sikletshëm, humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë pritjes në Ankara

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili ndodhet në Turqi u përball me një situatë të sikletshme ditën e sotme. Ai humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua gjatë një ceremonie në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga Recep Tayyip Erdogan. Sipas mediave turke, incidenti ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, kur presidenti nigerian përshëndeti trupat dhe pak më vonë humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu arriti të ngrihej në këmbë. Pavarësisht incidentit, programi vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër. Nijerya Cumhurbaşkanı Tinubu yere düştü 📌 Cumhurbaşkanı Erdoğan, koluna girerek Tinubu’ya yardım etti https://t.co/t1okaLg1ZU pic.twitter.com/wuZLQznIsS — Independent Turkish (@TurkishIndy) January 27, 2026