VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë pamje nga Times Square në SHBA, ku në një prej ekranëve gjigandë të sheshit të famshëm shfaqet posteri i Samitit të IV-të të Diasporës shqiptare, që pritet të zhvillohet nesër. Postimi i plotë i Ferit Hoxhës: Ngjyrat kuqezi dallojnë kudo — në çdo cep të botës Por mbase askund nuk ndriçojnë më fort sesa në sheshin më të famshëm në botë: TimesSquare Samiti i IV-të i #Diasporës shqiptare merr jetë edhe atje ku rrahin ritmet globale, një dëshmi se identiteti ynë udhëton larg, por mbetet gjithmonë i fortë.