VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

Nga Miami në zemër të Ballkanit: Vizita e djalit të presidentit amerikan Donald Trump në Republikën Serbe nuk është thjesht një takim biznesi. Mes “zonave sterile”, masave drastike të sigurisë dhe hijeve të lobimit me paratë e taksapaguesve, fshihet një operacion i madh politik për të rikthyer Milorad Dodikun nga “i vdekuri” politik në tryezën e të rëndësishmëve. Aterimi i “Princit” të Mar-a-Lago-s Dje në orën 12:55, aeroporti i Mahovljanës u shndërrua në epiqendrën e vëmendjes ballkanike. Donald Trump Jr. u prit me tapet të kuq nga Igor Dodik, djali i liderit serbo-boshnjak, duke vulosur kështu një takim që analistët e quajnë “diplomaci e djemve”. Banja Lluka është blinduar: snajperë mbi çati, forca policore në çdo cep dhe një rreze sigurie prej 200 metrash rreth...