Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney
Me një spektakël fishekzjarrësh, por dhe me masa të shtuara sigurie Australia mirëpriti Vitin e Ri 2026. Spektakli kryesor u zhvillua në Portin e Sidneit, ku fishekzjarret ndriçuan qiellin mbi Urën e famshme dhe Operan e Sidneit, duke ofruar pamje mbresëlënëse që u transmetuan drejtpërdrejt në mbarë botën. Megjithatë, festimet u shoqëruan edhe me masa të rrepta sigurie dhe me momente heshtjeje, duke përkujtuar ngjarjet e fundit tragjike në plazhin Bondi në dhjetor, ku humbën jetën 16 persona.