Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO/ Kapen 435 kg kokainë me vlerë 70 mln euro! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën që vinte nga Amerika Latine, ja ku ishte fshehur…
Mbi 435 kilogramë kokainë me pastërti të lartë dhe me vlerë mbi 70 milionë euro në tregun e zi, u sekuestruan në portin e Gioia Tauro, në Italinë jugore, njoftoi sot policia kufitare italiane (GDF). Droga u sekuestrua në një operacion me shkallë të gjerë, duke i dhënë një tjetër goditjeve karteleve të narkosit. Malli u gjet në portin e Kalabrisë, ishte fshehur në një ngarkesë prej rreth 1,000 qesesh me kikirikë me origjinë nga Amerika Latine dhe të destinuara për Evropën Lindore, sipas një deklarate nga GDF. Policia e përshkroi gjithashtu pjesëmarrjen e njësive me qen të trajnuar në këtë operacion si “vendimtare dhe të rëndësishme”, pasi qentë zbuluan “anomali” në këtë ngarkesë. Ky sekuestrim i ka dhënë një “goditje të fortë” të ardhurave të bandave të...