VIDEO/ “Harku i të dashuruarve” në Itali shembet në ditën e Shën Valentinit
Harku ikonik natyror në Sant’Andrea di Melendugno në Puglia, i njohur si “harku i të dashuruarve”, u shemb në Ditën e Shën Valentinit pasi deti i trazuar dhe shirat e rrëmbyeshëm goditën Italinë jugore. Formacioni shkëmbor, një nga monumentet natyrore më të njohura në bregdetin e Adriatikut, ishte quajtur “harku i të dashuruarve” sepse ishte një sfond popullor për propozimet e martesës, fotot e suvenireve dhe kartolinat. Ishte gjithashtu një nga simbolet më karakteristike të Salentos, një nga rajonet turistike më të vizituara në Itali. “Kjo është një goditje shkatërruese”, tha kryebashkiaku i Melendugno-s , Maurizio Citernino. “Një nga vendet më të famshme turistike në vijën tonë bregdetare dhe në të gjithë Italinë është zhdukur.” Sipas autoriteteve lokale, erërat e forta, deti i trazuar dhe reshjet e dendura të shiut ditët e fundit e...
Burimi:
vizionplus.tv