VIDEO/ “Goditje dërrmuese dhe e pandërprerë”, momenti kur SHBA bombardon Iranin

VIDEO/ “Goditje dërrmuese dhe e pandërprerë”, momenti kur SHBA bombardon Iranin

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM ) publikoi pamje nga operacioni ushtarak ndaj Iranit, duke theksuar se qëllimi është mbrojtja e popullit amerikan nga kërcënimet e afërta të regjimit iranian. Në deklaratë thuhet se Presidenti Donald Trump urdhëroi veprim të guximshëm për të përballuar situatën. “Siç deklaroi Presidenti, objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e afërta nga regjimi iranian. Presidenti urdhëroi veprim të guximshëm. Forcat e CENTCOM po japin një goditje dërrmuese dhe të pandërprerë”, thuhet në deklaratën e CENTCOM.