VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit
Televizioni shtetëror iranian dhe media të tjera zyrtare konfirmuan vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Republikës Islamike, Ali Khamenei, lajm i cili ishte paralajmëruar më herët nga Donald Trump. Gjatë njoftimit në transmetim të drejtpërdrejtë, prezantuesi i lajmeve u pushtua nga emocionet dhe shpërtheu në lot teksa lexonte deklaratën zyrtare. Autoritetet iraniane kanë shpallur 40 ditë zie kombëtare, të cilat do të pasohen nga 7 ditë përkujtimore festive, pas ndarjes nga jeta në moshën 86-vjeçare të Khameneit, i cili ishte në pushtet që nga viti 1989. “Nëpërmjet martirizimit të Udhëheqësit Suprem, rruga dhe misioni i tij nuk do të humbasin dhe as do të harrohen; përkundrazi, ato do të vazhdojnë me më shumë forcë dhe përkushtim”, deklaroi spikeri i televizionit shtetëror.
Burimi:
javanews.al