VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua
Presidenti Donald Trump, duket se e ka të vështirë të mbajë mend jo vetëm numrin e vendeve me të cilat ka nisur luftë kohët e fundit. Por gjithashtu edhe emrat e liderëve. Ditën e hënë, gjatë një konference për mediat, ai u duk sikur harroi emrin e lideres që vetë kishte vendosur në krye të Venezuelës, vetëm pak më shumë se dy muaj pasi urdhëroi ushtrinë amerikane të arrestojë ish-presidentin Nicolás Maduro. “Venezuela, që ka qenë fantastike, marrëdhënia me Venezuelën ka qenë e shkëlqyer,” tha Trump gjatë një konference për shtyp mbi mbylljen e Qendrës John F. Kennedy për Artet e Skenës për një rinovim prej 200 milionë dollarësh. “Presidenti ka bërë një punë shumë të mirë. Unë shkoj shumë mirë me të,” shtoi Trump....
Burimi:
javanews.al