Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
VIDEO/ E rëndë, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë, teksa jepte deklaratë për mediat
Një incident i rëndë dhune u regjistrua në kryeqytetin e Hondurasit, ku deputetja e Partisë Kombëtare, Gladys Aurora López, mbeti e plagosur rëndë pasi një pajisje shpërthyese shpërtheu vetëm disa centimetra larg kokës së saj. Ngjarja ndodhi të enjten, teksa López po jepte një intervistë për mediat. Sipas dëshmive, një objekt rrethor u hodh papritur drejt saj, goditi pjesën e pasme të qafës dhe shpërtheu në flakë, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve. Si pasojë, deputetja pësoi djegie dhe dëmtime në dëgjim, ndërsa disa persona të tjerë u lënduan lehtë. López mbijetoi sulmin dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësit e ngjarjes. 🚨⚡️ #Urgent | 🇭🇳 La députée Gladys #Aurora_López a été blessée plus tôt...