VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

Familja e Nazar Daletskyit ishte e sigurt se ai kishte humbur jetën në luftë. Në vitin 2023, ata kishin kryer varrimin e tij në një varrezë në perëndim të Ukrainës, pas identifikimit të trupit nga një mostër ADN-je. Por ajo që dukej si një tragjedi e përjetshme mori një kthesë të pabesueshme. Nazar, i dobësuar dhe i sëmurë, por i gjallë, telefonoi nënën e tij për herë të parë pas tre vitesh dhe nëntë muajsh, pasi ishte liruar nga robëria ruse në shkëmbimin e fundit të të burgosurve. “Emocionet e mia ishin kaq të forta”, rrëfeu Nataliya, ende e tronditur nga lajmi i pabesueshëm. Ajo e pyeti në telefon: “Ke të gjitha gjymtyrët e tua? A je mirë?”. Ndërsa kushërira e tij, Roksolana shpërtheu në...