VIDEO/ Debati për buxhetin e shtetit, përleshje fizike në Kuvendin e Turqisë

VIDEO/ Debati për buxhetin e shtetit, përleshje fizike në Kuvendin e Turqisë

Seanca e fundit e diskutimit për buxhetin shtetëror në Kuvendin e Turqisë u shënua nga tensione të forta dhe përleshje fizike mes deputetëve të partisë në pushtet, AKP, dhe opozitës kryesore, CHP. Incidenti ndodhi gjatë votimit të buxhetit dhe zgjati rreth dhjetë minuta, duke detyruar kryetarin e Kuvendit të pezullojë përkohësisht seancën, pasi forcat e sigurisë patën vështirësi të ndërhynin. Përplasja nisi pas një debati verbal mes deputetit të AKP-së nga Bursa, Mustafa Varank, dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të CHP-së, Gökhan Günaydın. Varank sulmoi drejtuesit e CHP-së nga foltorja, duke bërë deklarata provokuese ndaj kryetarit të partisë, Özgür Özel, çka shkaktoi reagime të ashpra nga opozita. 🇹🇷A fight broke out in the Turkish parliament during a vote on the budget The scuffle began after...