Video bën xhiron e rrjetit, Donald Trump tallet me sportistët transgjinorë!
Një video e Presidentit Amerikan Donald Trump po bën xhiron e botës për shkak të pasthirrmave që lëshoi dhe gjesteve që ai bëri kundër personave transgjinorë që garojnë në sportet e femrave. Komentet e Trump kundër këtyre personave u bënë gjatë një fjalimi para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Çështja e përfshirjes së personave transgjinorë në sportet e femrave ka qenë prej kohësh pjesë e debatit politik në Shtetet e Bashkuara dhe është përdorur shpesh nga Trump dhe figura të tjera republikane në diskutimet mbi politikat e identitetit gjinor.
Burimi:
opinion.al