VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!
Farooq Abdullah, ish-kryeministër i rajonit indian Jammu dhe Kashmir (rajon në veri të nënkontinentit indian, në zonën e Himalajeve), i shpëtoi për mrekulli një atentati gjatë një ceremonie martesore, pasi një person u përpoq ta qëllonte nga një distancë shumë e afërt. Sulmi ndodhi në prani të shumë të ftuarve, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe shmangien e një tragjedie. Pa shfaqur asnjë shenjë pendese, burri që tentoi të vriste ish-kryeministrin Abdullah (i cili është njëkohësisht kryetar i Partisë Jammu dhe Kashmir), i tha policisë të mërkurën se kishte pritur 20 vite për këtë moment. Ai pranoi se sulmi vinte nga një “agjendë personale”. Incidenti ndodhi gjatë një dasme në Jammu, ku pamjet treguan sulmuesin 63-vjeçar, Kamal...
Burimi:
javanews.al