(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt
Një ngjarje e errët dhe plot mister ka tronditur Milanon. Alexander Adarich, një bankier i njohur ukrainas 54-vjeçar, u gjet i vdekur pasi ra nga dritarja e katit të katërt të një ndërtese në via Nerino, në qendër të qytetit. Hetimet e policisë italiane po zhvillohen me dyshimin kryesor se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, por për vrasje të inskenuar. Ngjarja ndodhi të premten e kaluar. Sipas hetuesve, Adarich mund të ketë qenë tashmë i vdekur kur u hodh nga dritarja e dhomës së një apartamenti që e kishte marrë me qira. Prokuroria e Milanos, e drejtuar nga prokurori Rosario Ferracane, ka hapur një hetim për vrasje dhe po përpiqet të rindërtojë lëvizjet e viktimës gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Itali. Një detaj...
Burimi:
javanews.al