Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Vetëm koha do ta tregojë…”, Trump paralajmëron për kontroll afatgjatë të Venezuelës
Vetëm koha do ta tregojë se për sa kohë Shtetet e Bashkuara do të mbikëqyrin Venezuelën, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për New York Times. I pyetur nëse bëhet fjalë për disa muaj apo më shumë se një vit, Trump u shpreh se periudha do të jetë “shumë më e gjatë”. “Do ta rindërtojmë Venezuelën në një mënyrë shumë fitimprurëse. Do të përdorim naftën, do ta marrim naftën, po ulim çmimet dhe do t’i japim para vendit, para për të cilat ka nevojë dëshpërimisht”, tha ai. Trump deklaroi gjithashtu se marrëdhëniet me qeverinë e përkohshme të drejtuar nga Delcy Rodríguez “po shkojnë shumë mirë”. Rodríguez, ish-zëvendëspresidente e Nicolás Maduro-s, u kap nga forcat amerikane më 3 janar dhe ndodhet aktualisht në burg...