Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Princi Andrew, i njohur edhe si Andrew Mountbatten-Windsor, akuzohet nga ish-nëpunës civilë se ka faturuar taksapaguesit britanikë për shërbime masazhi dhe udhëtime të tepërta gjatë kohës kur shërbeu si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në periudhën 2001–2011. Sipas raportimit të BBC, një ish-zyrtar i Departamentit të Tregtisë, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka deklaruar se kishte kundërshtuar pagesën e një fature për “shërbime masazhi” pas një vizite zyrtare të Princit Andrew në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ai thotë se kjo u tejkalua nga eprorët dhe shpenzimi u miratua. “E mendova se ishte e gabuar… Thashë që nuk duhej paguar, por përfundimisht u pagua”, është shprehur ai për BBC-në, duke shtuar se në atë kohë duhej të ishte ngritur një “flamur i kuq”...