Venezuela, ora e represionit dhe e gjuetisë ndaj spiunëve: Nuk na qeverisin SHBA-të!

Venezuela, ora e represionit dhe e gjuetisë ndaj spiunëve: Nuk na qeverisin SHBA-të!

Momente tensioni në Karakas janë shënuar mbrëmjen e së dielës. Armët kundërajrore hynë në veprim mbi qiellin e kryeqytetit rreth orës 20:00 në Venezuelë. Një shkëmbim zjarri me armë automatike u raportua pranë pallatit Miraflores. Në rrjetet sociale u përhap paniku i një sulmi të ri amerikan. Për një orë qyteti mbeti duke mbajtur frymën, pastaj sërish heshtje dhe njerëzit u mbyllën në shtëpi. Shpjegimi i dhënë nga zëdhënësi i qeverisë nuk fsheh nervozizmin: “Një incident i shkaktuar nga një konfuzion i brendshëm mes forcave të sigurisë”. Thuhet se janë ngritur në fluturim dronë patrullimi pa u informuar personeli në tokë, i cili më pas ka tentuar t’i rrëzonte si “të paidentifikuar”. Dy orë më parë, presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez, e sapo betuar në Asamblenë...