Venezuela nxjerr në rrugë tanket/ Rubio: Maduro në paraburgim

Venezuela nxjerr në rrugë tanket/ Rubio: Maduro në paraburgim

Pas sulmeve të orëve të para të ditës së sotme, Venezuela ka dislokuar ushtrinë e në rrjet, kanë qarkulluar pamje të tankeve nëpër rrugë. Megjithatë, nuk dihet sesa i organizuar do të jetë reagimi i vendit të mbetur tashmë pa liderin e tij, Nicolas Maduro. Ministri i mbrojtjes, Vladimir Padrino, deklaroi vetëm se forcat e armatosura janë në gjendje gatishmërie të plotë për një “mbrojtje integrale të kombit”. “Populli venezuelian ka qenë shënjestra e agresionit më kriminal nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë ngjarje, ne tashmë po marrim parasysh të plagosurit dhe të vdekurit“, ishte komenti i tij. Kryeqyteti Karakas u trondit nga shpërthime të fuqishme, teksa media ndërkombëtare raportuan praninë e avionëve luftarakë që fluturonin ulët. Wall Street Journal foli...