Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori
Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, ka njoftuar sekuestrimin e një ngarkese masive prej 6.850 kilogramësh drogë. “Me këtë rezultat, shteti venezuelas arrin shifrën e 7.148 kilogramëve të sekuestruar, vetëm gjatë 13 ditëve të para të muajit janar”, u shpreh ai. Sipas mediave të huaja Cabello sqaroi se ngarkesa kryesore përbëhej nga 238 thasë, të cilët përmbanin gjithsej 14.280 pako. Cabello theksoi se operacioni përfundoi me sekuestrimin e 6.850 kilogramëve substanca të paligjshme. Sipas ndarjes së ngarkesës, ajo përbëhej nga 14.199 pako marijuanë (6.758 kg) dhe 81 pako kokainë (91 kg). “Është një goditje shumë e fortë ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikun. Nga këtu nuk do të kalojë as kokainë, as marijuanë, asnjë lloj droge që shteti mund ta ndalojë...
Burimi:
opinion.al