Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Tregjet amerikane të aksioneve u mbyllën në rritje të premten, pasi Gjykata Supreme e SHBA-ve rrëzoi tarifat globale të vendosura nga presidenti Donald Trump, duke sjellë lehtësim te investitorët dhe duke shtyrë lart aksionet e kompanive më të mëdha të Wall Street. Gjykata, me shumicë konservatore, vendosi me votim 6–3 kundër tarifave globale të miratuara vitin e kaluar nën një ligj për emergjencat kombëtare. Trump e quajti vendimin një “turp” dhe paralajmëroi se do të vendosë një tarifë globale 10% për 150 ditë, duke u mbështetur te Seksioni 122 i Aktit të Tregtisë të vitit 1974. Sipas analistëve, tregjet u qetësuan nga fakti që tarifa e re e shpallur nuk ishte më e lartë. “Sot po hiqet një pjesë e pasigurisë dhe tregu po kalon...