Vendi ku Trump shtypi “butonin e kuq” për Iranin
Ndërsa të ftuarit me fustane mbrëmjeje dhe smoking vallëzonin në sallën madhështore të Mar-a-Lagos në Palm Beach, Florida, të premten në mbrëmje, në një pjesë tjetër të pronës po zhvillohej një takim, që do të ndryshonte balancat në Lindjen e Mesme. Zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së po mblidheshin në pritje të një nate të gjatë. Drejtori i CIA-s, sekretari i shtetit dhe sekretari i mbrojtjes kishin hyrë më herët pa u vënë re nga të ftuarit që pinin kokteje pranë pishinës. Po ashtu ishte edhe kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, i cili kishte vendosur në një këmbalec një hartë të Lindjes së Mesme me pozicionet e aseteve amerikane dhe objektivave iraniane. Kur Presidenti Donald Trump mbërriti, ambienti ishte kthyer...
Burimi:
opinion.al