Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Teksa hyn në qytetin perëndimor të Meksikës, Guadalajara, gjurmët e sulmit të tmerrshëm të kartelit të dielën janë ende të dukshme, raporton media britanike BBC. Mbetjet e makinave të djegura ndodhen anash rrugëve, ndërsa në autostrada shihen njolla të nxira të asfaltit, pasi karteli Jalisco New Generation, një nga kartelet më të rrezikshme në vend, ua vuri flakën dhjetëra automjeteve, si hakmarrje ndaj vrasjes së shefit të tyre, bosit të drogës “El Mencho”. Më tej, BBC shkruan se kjo, së bashku me pamjet e bizneseve të plaçkitura apo të përfshira nga flakët, përcolli mesazhin që ky kartel i El Mencho synonte: se, me apo pa liderin e tyre, ata mbetën të fuqishëm për të futur vendin në kaos dhe për të përhapur frikë në të...