“Vdiqa për kafe”, Netanyahu reagon pas spekulimeve se ishte vrarë

“Vdiqa për kafe”, Netanyahu reagon pas spekulimeve se ishte vrarë

Spekulimeve në rrjetet sociale se mund të ishte vrarë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj pasditen e së dielës, duke postuar një video të shkurtër të vetes teksa pinte kafe dhe bisedonte me një bashkëpunëtor të tij.   “Po vdes për kafe”, tha ai në mënyrë sarkastike, teksa shfaqej me një filxhan në dorë, në një lokal në periferi të Jerusalemit. Ai iu referua gjithashtu imazheve të bëra virale në rrjet, të cilat e shfaqin me 6 gishta dore.   Netanyahu tregoi pëllëmbën nga kamera dhe tha: “A doni të numëroni gishtat?”. Zërat se Netanyahu kishte vdekur ose ishte plagosur u nxitën të dielën nga televizioni shtetëror iranian dhe u përhapën me shpejtësi në mediat sociale.  Më herët, Garda Revolucionare Iraniane e paralajmëroi kryeministrin Netanyahu...